Lidhje

Presidenti Obama njofton ndryshime në ekipin e sigurisë kombëtare

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama njofton ndryshime në ekipin e sigurisë kombëtare

Presidenti Obama njofton ndryshime në ekipin e sigurisë kombëtare

Presidenti Barak Obama njoftoi ndryshime të mëdha në ekipin e tij të sigurisë kombëtare, përfshirë emërimin e drejtorit të CIA-s Leon Panetta në postin e sekretarit të mbrojtjes që tani mbahet nga Robert Gejts.

Presidenti Obama emëroi Gjeneralin e Ushtrisë David Petreas, komandant i operacioneve ushtarake në Afganistan, për të zëvendësuar shefin e CIA-s Leon Pannetta.

Diplomati veteran Ryan Crocker emërohet ambasador në Afganistan, ndërsa gjeneral lejtnanti John Allen zëvendëson gjeneralin Petreas në postin e komandantit të forcave ushtarake në Afganistan. Gjeneral lejtnanti Allen tani është zëvendës komandant në Komandën Qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Këto katër poste duhet të miratohen nga senati.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates do të largohet nga posti brenda këtij viti. Sekretari Gates ka qenë drejtor i CIA-s nga viti 1991 deri në vitin 1993 nën administratën e presidentit të atëhershëm George H. W. Bush.

XS
SM
MD
LG