Lidhje

Kandidatët presidencialë, replika për papunësinë


Presidenti amerikan Barak Obama dhe rivali i tij, republikani Mitt Romney, shkëmbyen replika rreth një raporti të ri mbi nivelin e papunësisë, një çështje kyçe për votuesit.

Raporti, i cili u publikua të premten, thotë se niveli e papunësisë ra në një nivel më të ulët se sa pritej 7.8 për qind në shtator, duke shënuar rënie e parë nën 8 për qind në 44 muaj.

Në një deklaratë menjëherë pas publikimit të raportit zoti Romni tha se "kjo nuk tregon rimëkëmbje." Ai shtoi se shkalla e papunësisë do të jetë më afër 11 për qind në qoftë se përfshihen të papunët që kanë hequr dorë nga kërkimi për punë.

Zoti Obama, i cili gjithashtu krey fushatë sot në Virxhinia, tha se rënia e papunësisë tregon se vendi është "duke shkuar përpara."

Më herët të premte, këshilltari për çështje ekonomike pranë Shtëpisë së Bardhë, Alane Krueger tha se shifrat e reja tregojnë se ekonomia amerikane është "duke vazhduar të shërohet nga plagët të shkaktuara nga rënia më e keqe që nga Depresioni i Madh."

Më vonë të premte, zoti Obama do të bëjë fushatë në Ohio, ndërsa zoti Romney ka në plan të marrë pjesë në një miting në Florida.
XS
SM
MD
LG