Lidhje

President Topi: Nuk do të kërkoj një mandat të dytë për postin e kreut të shtetit

  • Armand Mero
  • Tiranë

President Topi: Nuk do të kërkoj një mandat të dytë për postin e kreut të shtetit

President Topi: Nuk do të kërkoj një mandat të dytë për postin e kreut të shtetit

Në Shqipëri President Bamir Topi tha sot se nuk kërkon të ketë një mandat të dytë për postin e kreut të Shtetit. Komentet e tij presidenti Topi i bëri gjatë takimit të përvitshëm të fundvitit me përfaqësuesit e mediave ne Tirane.

Presidenti Topi shtoi se ai ka inkurajuar gjithnjë rotacionet e natyrshme.

Deklarata e tij vjen edhe si një konfirmim i asaj cfarë ai dhe ka paralajmëruar për krijimin e një force të re të së djathtës ne perfundim te mandatit.

Presidenti Topi e mbyll mandatin e tij në qershor të vitit të ardhshëm. Kreu i ri i shtetit, nëse nuk merr konsensusin e palëve mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë të parlamentit. Eksponentë të shumicës e kanë bërë të qartë publikisht se nuk do të votonin më për zotin Topi, i cili prej kohësh është gjendur përballë kritikave të forta të ish kolegëve të tij demokratë.

XS
SM
MD
LG