Lidhje

Kreu i ri i Shtetit, Berisha ulet me aleatët


E djathta do zhvillojë bisedime dhe me opozitën. Berisha: “Jo i domosdoshëm takimi me kryetarin socialist”

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha nisi sot bisedimet me aletatët e tij, ku më i rëndësishmi ishte ai me Lëvizjen socialiste për Integrim, forcë e cila ka dhe katër deputetë në parlament. Kryeministri Berisha tha në përfundim të takimit me kryetarin e Lsi Ilir Meta se mes tyre kishte patur një përputhshmëri të plotë që të bëhen përpjekje për zgjedhjen e një presidenti me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Nga ana e tij zoti Meta tha se në këtë proces është i rëndësishëm sinqeriteti i vullnetit për të patur një president të mbështetur nga një shumicë më e gjerë se ajo aktuale në parlament. Lidhur me bisedimet me opozitën, kryeministri u shpreh se jo domosdoshmërisht ai duhej të takohej me kryetarin socialist Edi Rama

Katër votat që zotëron në parlament, qëndrimet publike për një president konsensual, dhe thyerja e akullit mes kryetarit të saj Ilir Meta dhe atij socialist Edi Rama, i japin Lëvizjes socialiste për Integrim një peshë specifike në procesin e zgjedhjes së presidentit. Për këtë arsye bisedimet që nisën sot mes kryeministrit Sali Berisha dhe aleatit të tij kryesor, që i garanton shumicën parlamentare, mund të jenë përcaktuese për rrjedhën e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në përfundim të takimit u duk se kryeministri i mëshoi fort faktit se mes tyre kishte përputhshmëri të plotë në qëndrime: “U ra plotësisht dakord që të bëhet çdo përpjekje, në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është një mundësi reale dhe u ra dakord që të vazhdojmë takime intensive të vazhdueshme për të bërë sa më shpejtë të jetë e mundur vendin me kryetarin e shtetit, të merituar”.

Nga ana e tij zoti Meta nënvizoi rëndësinë që ka ky proces edhe për integrimin europian të vendit dhe nevojën e një vullneti të sinqertë për një president sa më konsensual: “Kemi nënvizuar rëndësinë që zgjedhja e Presidentit të vlerësohet si një moment kulmor i një procesi i cili ndihmon në radhë të parë vendin që të ndihet më i bashkuar dhe së dyti reformat, që janë aq të rëndësishme për integrimin evropian dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat, që të vijojnë edhe pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Për ne është e rëndësishme të jetë i sinqertë vullneti për të pasur një President të mbështetur nga nja mazhorancë më e gjerë se sa mazhoranca qeveritare”.

Kryeministri Berisha tha se do të bëhen përpjekje që, që në raundin e parë të ketë kandidatura serioze, ndërkohë që zoti Meta ishte i idesë që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Kryeministri zhvilloi më pas takime me dy aleatët e tjerë të tij republikanët e kryesuar nga zoti Fatmir Mediu dhe partinë për Integrim e Unitet të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Sic deklaroi dhe kryeministri, në ditët e ardhshme do të vijojnë takimet edhe me opozitën, ndërsa nënvizoi se nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm një takim i tij me kryetarin socialist Edi Rama: “Me zotin Rama, pa u takuar fare, kemi ndërmarrë reformat më të thella në historinë e vendit. Dhe kjo nuk është shoë, por është thelbi që ka rëndëi për mua. Uroj të jetë kështu edhe për zotin Rama”.

Nga ana e tij më herët, përmes mesazheve në Tëiter kryetari socialist i kujtoi kryeministrit ftesën pa përgjigje për takim mes tyre, ndërsa shprehej se nëse” ai do negoziata me socialistët duhet që më parë të bihet dakort për modalitetet”. Kryeministri Berisha tha se deri të hënën do të mbyllet faza e pare e bisedimeve për të kaluar më pas në atë të emrave. Kandidaturat për presidentin duhet të paraqiten deri të martën, një ditë parapara votimit të parë të caktuar më 30 maj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG