Lidhje

Përfundon takimi i Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit

  • Zëri Amerikës

Përfundon takimi i Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit

Përfundon takimi i Forumit Ekonomik të Azi-Paqësorit

Udhëheqësit e rajonit të Azi-Paqësorit i dhanë fund të dielën takimit 2-ditor në Jokohama të Japonisë, me një deklatarë ku mbështesin fuqishëm krijimin e një zone të tregtisë së lirë në rajon dhe duke i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për politikat monetare.

Presidenti Barak Obama kthehet në Washington, pasi i dha fund turneut aziatik, që u përqëndrua kryesisht tek çështjet ekonomike.

Turneu i zotit Obama filloi me një vizitë në Indi, ku ai nënshkroi disa marrëveshje për tregtinë. Nga India, zoti Obama shkoi në Idonezi, ku në vitet ’60, kur ai ishte fëmijë, jetoi atje për 4 vjet me familjen. Në Indonezi zoti Obama u tha dha studentëve në Xhakartë se Indonezia është pjesë e tij dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me fenë islame.

Presidenti shkoi edhe në Seul, për takimin e Grupit të 20-ëshes, dhe më pas në Jokohama, për takimin e APEK-ut. Ndalesa e fundit e zotit Obama ishte Japonia, ku ai vizitoi statujën e Budës së Madh në Kanakura, të cilën ai e kishte vizituar për herë të parë kur ishte fëmijë.

XS
SM
MD
LG