Lidhje

Presidenti Obama dënon sulmin në Francë


Presidenti Barack Obama e quajti sulmin vdekjeprurës ndaj gazetës satirike "Charlie Hebdo" në Paris "një sulm të ulët prej frikacakësh'' kundër gazetarëve dhe shtypit të lirë. Ai u zotua për të ndihmuar që terroristët të sillen para drejtësisë.

Presidenti Obama tha se sulmi është një kujtesë se incidente të tilla ndodhin kudo në botë.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Shtetit John Kerry dhe Nënpresidentin Joe Biden, Presidenti tha se fakti që ky ishte një sulm ndaj gazetarëve dhe shtypit të lirë nënvizon gjithashtu se sa frikë e kanë këta terroristë lirinë e fjalës dhe të shtypit.

Zoti Obama tha se "vlerat që ne ndajmë me popullin francez, besimi universal në lirinë e shprehjes, janë diçka për të cilën nuk mund të shuhet për shkak të dhunës së pakuptimtë të disa individëve."

Trego komentet

XS
SM
MD
LG