Lidhje

Presidenti Obama ndeshet me kritika brenda partisë për marrëveshjen mbi taksat


Presidenti Obama ndeshet me kritika brenda partisë për marrëveshjen mbi taksat
Presidenti Obama ndeshet me kritika brenda partisë për marrëveshjen mbi taksat

Presidenti po i del në mbrojtje kompromisit që arriti me republikanët e opozitës për zgjatjen e afatit të shkurtimit të taksave për dy vjet. Por shumë demokratë të partisë së tij janë kundër planit. Ligjvënës demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve po e kritikojnë kompromisin e arritur me republikanët, që lejon zgjatjen e afatit të shkurtimit të taskave për amerikanët e pasur.

Presidenti Obama u dërgoi një mesazh në video përkrahësve të tij, ku premton se lufta mbi shkurtimin e taksave për amerikanët e pasur nuk ka mbaruar – ajo vetëm se është shtyrë.

"E di që disa, bile disa miq të mirë janë të pakënaqur me planin pasi si me çdo negociatë kërkohet të japësh dhe të marrësh,"- tha Presidenti.

Por siç tha në konferencën e shtypit dje – me kohën që po afronte për ngritjen e taksave për amerikanët, ai kuptoi se kishte pak mundësi.

"Shkurtimet e taksave për klasën e mesme po mbaheshin peng ndaj shkurtimeve për të pasurit,"- tha ai.

Disa anëtarë të Partisë Demokrate të zotit Obama e kritikuan kompromisin

"Marrëveshja nuk ka përfunduar. Ta kemi të qartë. Nuk jam mbështetës i asaj çfarë është negociuar."

Senatori i pavarur Bernie Sanders nga Vermonti tha se do të mundohet ta bllokojë miratimin e projektligjit.

"Do të bëj ç’të mundem për ta kundërshtuar ligjin pasi mendoj se është një skandal moral,"- tha ai.

Republikani i njohur në senat Mitch McConnell e cilësoi marrëveshjen si një plan dypartiak për të ndaluar rritjen e taksave për çdo amerikan dhe për të krijuar nisma për rritje ekonomike.

Republikanët kishin kërcënuar të bllokonin punën në senat pa marrë siguri se niveli i tanishëm i taksave për 2 përqindëshin më të pasur të amerikanëve do të zgjatej.

XS
SM
MD
LG