Lidhje

Presidenti Obama kritikon Iranin për dhunën kundër demonstruesve

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama kritikon Iranin për dhunën kundër demonstruesve

Presidenti Obama kritikon Iranin për dhunën kundër demonstruesve

Presidenti Barak Obama kritikoi Iranin për sulmimin e demonstruesve anti-qeveritarë, madje u bëri thirrje qeverive në mbarë Lindjen e Mesme që të shmangin përdorimin e dhunës kundër protestuesve.

Presidenti Obama u tha gazetarëve sot gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë se ai mendon se është "ironike" që regjimi iranian dukej se përshëndeti kryengritjen në Egjipt, por ai shtoi se autoritetet iraniane kanë vepruar në kontrast të plotë në vendin e tyre, duke hapur zjarr e duke rrahur demonstruesit që përpiqen të shprehin mendimin e tyre në mënyrë paqësore.

Presidenti Obama tha se populli iranian duhet të jetë në gjendje të shprehë opinionin dhe pakënaqësitë e tij, madje të kërkojë një qeveri më të hapur.

Zoti Obama vuri në dukje se në gjithë Lindjen e Mesme ekziston, siç u shpreh ai, "një brez i ri plot jetë", që kërkon më shumë mundësi. Ai tha se udhëheqësit në ato vend duhet të vihen në krye të lëvizjeve për ndryshime. Presidenti Obama tha se sa më shumë masa marrin qeveritë për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët, aq më të qëndrueshme janë vendet e tyre.

Lidhur me Egjiptin, presidenti tha se zhvillimet e deritanishme janë pozitive, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Ai tha se Egjipti do të ketë nevojë për të ndërtuar institucionet demokratike dhe për të përforcuar ekonominë.

XS
SM
MD
LG