Lidhje

Presidenti Obama u bën thirrje studentëve të angazhohen më shumë në jetën publike

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama po viziton sot shtetin e Miçiganit, ku mbajti një fjalim para studentëve të Universitetit të Miçiganit dhe u bëri thirrje atyre që përfundojnë shkollën të marrin pjesë në jetën publike dhe të përmirësojnë cilësinë e debatit publik.

Presidenti u bëri thirrje studentëve të informohen për ngjarjet e ditës dhe të përfshihen në çështje politike, për ta mbajtur gjallë demokracinë. Ai tha se fokusi duhte të jetë tek krijimi i një qeverie më të mirë, që i jep njerëzve mundësi për të patur sukses. Ai po ashtu bëri thirrje për një debat publik të civilizuar dhe për t’i qëndruar larg politikave partiake.

Në fjalimin e përjavshëm të republikanëve, përfaqësuesi Pete Hoekstra tha se vizita do t’i japë mundësinë presidentit të shohë gjendjen e rëndë të popullit të Miçiganit, ku niveli i papunësisë është më i larti në Shtetet e Bashkuara.

Guvernatorja e Miçiganit Xhenifer Granholm e falënderoi zotin Obama për masat e marra për krijimin e më shumë vendeve të punës, me paketën e stimujve që miratoi Kongresi vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG