Lidhje

Presidenti francez Sarkozi ri-emëron Fransua Fijon në postin e kryeministrit

  • Zëri Amerikës

Presidenti francez Sarkozi ri-emëron Fransua Fijon në postin e kryeministrit

Presidenti francez Sarkozi ri-emëron Fransua Fijon në postin e kryeministrit

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ri-emëroi sot Francois Fillon në postin e kryeministrit, vetëm disa orë pasi pranoi dorëheqjen e qeverisë.

Deklarata e zyrës së zotit Sarkozy tha se “Presidenti i ka kërkuar kryeministrit të formojë qeverinë e re”.

Qeveria dha mbrëmë dorë-heqjen në një mocion procedurial për të lejuar Presidenti Sarkozy që të ri-organizojë kabinetin e tij.

Zyra e Presidenti francez pohoi se Zoti Sarkozy e pranoi dorëheqjen e qeverisë pas disa takimesh me zotin Fillon sot në mengjes.

Presidenti Sarkozy tha në muajin qërshor se kishte në plan të bënte disa ndryshime në kabinetin e tij, menjëherë pas miratimit të reformës së sistemit të pensioneve.

Muajin e kaluar, të dy dhomat e parlamentit miratuan ligjin e pensioneve, i cili ngre moshën minimale të pensionit nga 60, në 62 vjeç kurse për pension të plotë nga 65 në 67 vjeç. Këjo reformë nxiti greva disa-javëshe në mbarë Francën.

XS
SM
MD
LG