Lidhje

Dy ish presidentë republikanë nuk e mbështesin z. Trump


Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane, por ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë. George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, ose të komentojë për garën e këtij viti. Ndërsa një zëdhënës për të atin e tij, George H. W. Bush u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politka.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n.

XS
SM
MD
LG