Lidhje

Presidentët Obama, Hu, diskutojnë ndërsa fillojnë manovrat ushtarake në Korenë e Jugut


Южнокорейский противовоздушный расчет
Южнокорейский противовоздушный расчет

Presidenti amerikan Barak Obama po i kërkon Kinës t’i dërgojë një mesazh të qartë Koresë së Veriut, ndërsa zyrtarët japonez dhe koreanojugorë janë mbledhur në Uashington për të diskutuar krizën në gadishullin korean.

Aktiviteti diplomatic vjen ndërsa Korea e Jugut ka ndërmarrë një manovër ushtarake pesë ditore me artileri zjarri që Pheniani e dënoi si një përpjekje për të nxitur luftë. Gjatë një manovre të ngjashme muajin e kaluar Korea e Veriut ndërmorri një sulm me artileri në një ishull të Koresë së Jugut që vrau katër persona.

Presidenti Obama dhe homologu i tij kinez Hu Jintao folën në telefon ndërsa manovrat filluan sot në mëngjes. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Obama i kërkoi homologut të tij t’i bëjë të ditur Phenianit se “provokimet e tij janë të papranueshme”.

Media kineze tha se presidenti Hu shprehu shqetësim të thellë rreth situatës dhe bëri thirrje për një përgjigje “të qetë dhe racionale” nga të gjitha palët.



XS
SM
MD
LG