Lidhje

Presidenti Abaz pritet si hero në Bregun Perëndimor mbas fjalimit në OKB


Presidenti Abaz pritet si hero në Bregun Perëndimor mbas fjalimit në OKB
Presidenti Abaz pritet si hero në Bregun Perëndimor mbas fjalimit në OKB

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i tha mijëra banorëve në qytetin Ramallah se Pranvera palestineze filloi pas paraqitjes historike të kërkesës për njohjen e shtetit palestinez në Kombet e Bashkuara.

Zoti Abaz u prit si hero sot në Bregun Perendimor pas kthimit nga Nju Jorku. Ai nuk përfilli thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për të mos paraqitur dhe i kërkoi zyrtarisht të premten Kombeve të Bashkuara të njohin shtetin palestinez.

Kuarteti i Lindjes së Mesme që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, OKB-ja BE-ja dhe Rusia i ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të rifillojnë bisedimet e paqes brenda një muaji për të arritur një marrëveshje deri vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG