Lidhje

Presidenti afgan takohet me Sekretaren e Shtetit Klinton


Presidenti afgan takohet me Sekretaren e Shtetit Klinton
Presidenti afgan takohet me Sekretaren e Shtetit Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të braktisin Afganistanin duke shtuar se Amerika do të mbetet e angazhuar në Afganistan për vite.

Në fillim të bisedimeve sot në Uashington, zonja Klinton i tha presidentit afgan Hamid Karzai se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten të angazhuara për sigurinë dhe zhvillimin e Afganistanit edhe pasi luftëtarët të kenë dorëzuar armën e fundit.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur kritika për korrupsion në qeverinë afgane dhe zgjedhjet. Afganët ndërkohë janë ankuar për viktimat civile në operacionet ushtarake amerikane.

Duke komentuar për këto fërkime, zonja Klinton tha se dy vende sovrane nuk është e thënë të bien dakort në të gjitha çështjet.

Zonja Klinton tha se mundësia për të mos qënë darkort në çështje të caktuara reflekton nivelin e besimit që është i nevojshëm për një dialog të vërtetë. Zoti Karzai tha se mosmarrëveshje të tilla janë shenjë e një marrëdhënie të maturuar.

XS
SM
MD
LG