Lidhje

Presidenti amerikan Barak Obama dërgon nesër në Kongres projektbuxhetin federal për vitin 2013


Presidenti amerikan Barak Obama dërgon nesër në Kongres projektbuxhetin federal për vitin 2013
Presidenti amerikan Barak Obama dërgon nesër në Kongres projektbuxhetin federal për vitin 2013

Presidenti amerikan Barack Obama dërgon nesër në Kongres projekt-buxhetin federal për vitin 2013, një dokument që parashikon taksa më të larta dhe ulje shpenzimesh, që Shtëpia e Bardhë po e quan një “qëndrim të balancuar” për problemet fiskale të Amerikës.

Shefi i personelit i Presidentit, Jacob Lew thotë se projekt-buxheti ka si synim stimulimin e ekonomisë ndërkohë që kërkon një zgidhje afatgjatë për të uljen e defiçitit.

Konkretisht, siç u shpreh zoti Lew në intervista televizive sot, buxheti ka si synim që të realizojë një reduktim defiçiti prej 4 trilionë dollarësh gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm duke rritur taksat për amerikanët e pasur dhe shkurtimimin e shpenzimeve qeveritare.

Njëkohësisht do të rritet buxheti për infrastrukturën, përfshirë autostradën dhe projekte të tjera të transportit dhe për programet për krijimin e vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG