Lidhje

Presidenti sirian, ligj për dënimin me vdekje të shpërndarësve të armëve


Presidenti sirian, ligj për dënimin me vdekje të shpërndarësve të armëve

Presidenti sirian, ligj për dënimin me vdekje të shpërndarësve të armëve

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri tha se presidenti Bashar al-Assad ka nënshkruar një ligj të ri që i lejon dënimin me vdekje për personat që shpërndajnë armë për terroristët.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Siria ra dakord me një për të lejuar vëzhguesit nga jashtë që të ndjekin nga afër në se qeveria po zbaton planin e paqes që synon ndalimin e masave kundër protesteusve anti-qeveritarë.

Ndërkohë aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se dhuna ka vazhduar në mbarë Sirinë, megjithëse qeveria ka nënshkruar planin e Lidhjes Arabe për ndalimin e dhunës. Aktivistët thanë se dje forcat qeveritare të sigurisë qëlluan mbi 70 dezertorë ndërkohë që ata po iknin nga një post ushtarak përgjatë kufirit me Turqinë.

Rreth 30 persona tjerë u vranë në pjesë të ndryshme të Sirisë.

XS
SM
MD
LG