Lidhje

Presidenti Bamir Topi në Tetovë

  • Isak Ramadani

Presidenti Bamir Topi në Tetovë

Presidenti Bamir Topi në Tetovë

Presidenti shqiptar Bamir Topi gjatë vizitës së tij zyrtare, dyditëshe në Maqedoni, u ndal sot në Tetovë. Universiteti i Tetovës i dha atij titullin Doctor Honoris Causa. Zoti Topi u shpreh me tone mjaft pozitive për arritjet e këtij universiteti në edukimin dhe krijimin e kuadrove shqiptare në Maqedoni. Ai foli edhe për synimet integruese evropiane të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, ndërkohë që bëri thirrje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

XS
SM
MD
LG