Lidhje

Obama: Indonezia, një fuqi botërore në rritje

  • Zëri Amerikës

Obama: Indonezia, një fuqi botërore në rritje

Obama: Indonezia, një fuqi botërore në rritje

Presidenti Barak Obama vlerësoi Indonezinë si një fuqi botërore në rritje gjatë vizitës së shumëpritur në vendin që ka popullësinë më të madhe myslimane në botë.

Zoti Obama mbërriti në Xhakarta sot për një vizitë dyditore që shënon kthimin në vendin ku ai ka kaluar katër vjet të fëmijërisë së tij në vitet 1960.

Para takimit me homologun e tij indonezian Susilo Bambang Yudhoyono, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe Indonezia janë mes tre demokracive më të mëdha në botë dhe ndajnë një traditë pluralizmi dhe diversiteti.

Zoti Obama vlerësoi më pas homologun e tij në një darkë shtetërore duke thënë se zoti Judojono e ka drejtuar Indonezinë përmes rrugës së demokracisë si presidenti i parë i zgjedhur drejtëpërdrejt nga populli.

Më pare, në një konferencë të përbashkët shtypi, të dy udhëheqësit njoftuan një marrëveshje për të shtuar bashkëpunimin në tregëti, arsim, energjinë e pastërt dhe sigurinë.

XS
SM
MD
LG