Lidhje

Pres. Obama do të vizitojë Poloninë në kuadër të një turneu evropian

  • Zëri Amerikës

Pres. Obama do të vizitojë Poloninë në kuadër të një turneu evropian

Pres. Obama do të vizitojë Poloninë në kuadër të një turneu evropian

Presidenti Barak Obama do të shkojë për vizitë në Poloni në kuadër të një turneu evropian.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se turneu evropian nga data 23 deri më 28 maj, do të përfshijë edhe Irlandën, Britaninë dhe Francën.

Zoti Obama kishte në plan të shkonte në Poloni vjet për të marrë pjesë në ceremonitë funebre të presidentit polak Leh Kazinski dhe të shoqes Maria, pas aksidentit ajror që la të vrarë 96 vetë. Udhëtimi u anulua pas shqetësimeve për sigurinë e fluturime si rezultat i hirit vullkanik që mbuloi një pjesë të madhe të Evropës.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se gjatë vizitës në Poloni, presidenti Obama do të takohet me presidentin Bronislav Komorovski dhe kryeministrin Donald Tusk.

XS
SM
MD
LG