Lidhje

Presidenti Barak Obama shkon në shtetin e Miçiganit

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama shkon në shtetin e Miçiganit

Presidenti Barak Obama shkon në shtetin e Miçiganit

Presidenti Barak Obama shkon në shtetin e Miçiganit, për të mbajtur një fjalim lidhur me krijimin e vendeve të punës në një shtet ku ritmi i papunësisë e tejkalon mesataren në shkallë vendi.

Zoti Obama do të flasë në uzinën që prodhon bateri për makinat hibride dhe ato elektrike. Uzina ka marrë një fond prej 3 milionë dollarësh nga qeveria federale dhe shpreson të krijojë 150 vende të reja pune në Miçigan dhe në shtetin fqinj të Wisconsinit. Niveli i papunësisë në Miçigan është 10,5 për qind, krahasuar me atë në shkallë vendi, prej 9,1 për qind.

Pas Miçiganit Presidenti do të shkojë në Nju Jork për dy aktivitete për grumbullimin e fondeve për fushatën elektorale. Zoti Obama pritet të kandidojë për një mandat të dytë.

Një anketim i gazetës “The Washington Post” ku u përfshinë 600 njerëz, tregonte se amerikanët janë të shqetësuar me udhëheqjen e vendit, pas betejës së zgjatur lidhur me rritjen e tavanit të borxhit. Rreth tre të katërtat e të anketuarve thanë se kanë pak besim që Washingtoni do të jetë i aftë ta përmirësojë ekonominë e vendit.

XS
SM
MD
LG