Lidhje

Presidenti bjellorus shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve të 19 dhjetorit

  • Zëri Amerikës

Presidenti bjellorus shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve të 19 dhjetorit

Presidenti bjellorus shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve të 19 dhjetorit

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u shpall sot zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar, megjithë kritikat e komunitetit ndërkombëtar ndaj shtypjes dhe manipulimeve të qeverisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha sot se zoti Lukashenko kishte fituar gati 80 për qind të votave, duke siguruar kështu mandatin e tij të katërt me rradhë në këtë post.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe udhëheqësit perëndimorë i kritikuan zgjedhjet e 19 dhjetorit, duke thënë se ato u shoqëruan me manipulime në numërimin e votave dhe e akuzuan qeverinë e zotit Lukashenko për masa të dhunshme shtypëse pas zgjedhjeve.

Shtatë prej nëntë kandidatëve presidencialë, rivalë të zotit Lukashenko, u arrestuan bashkë me mijëra të tjerë, që dolën nëpër rrugë për të protestuar kundër zgjedhjeve.

Zoti Lukashenko ka sunduar Bjellorusinë me një sistem autoritar që kur ai mori pushtetin për herë të parë në vitin 1994.

Ministrat e Jashtëm të Suedisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Gjermanisë tha me anë të një artikulli redaksional, që u botua dje, se "rezultati i njoftuar i zgjedhjeve nuk ka kurëfarë legjitimiteti demokratik".

XS
SM
MD
LG