Lidhje

Presidenti Boris Tadiç komenton mbi vendimin e BE-së për Serbinë


Presidenti Boris Tadiç komenton mbi vendimin e BE-së për Serbinë

Presidenti Boris Tadiç komenton mbi vendimin e BE-së për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha sot se Serbia nuk mund të heqë dorë nga e ardhmja evropiane, sepse çdo vendim tjetër do të kishte pasoja afatgjate dhe të rënda.

Pak pas njoftimit të Bashkimit Evropian, presidenti serb tha se "Pavarësisht nëse Evropa po përballet me sfida, Serbia i takon Evropës”. Ai shprehu bindjen se vendi i tij do të fitojë statusin e vendit kandidat në një rast tjetër. Ai tha se Serbia do të vazhdojë bisedimet me Prishtinën, sepse problemi i Kosovës duhet të zgjidhet".

Edhe po të hiqnim dorë nga Bashkimi Evropian, tha ai, problemi i Kosovës do të mbetej dhe me ngrirjen e tij nuk do të shmangeshin sfidat, ndërsa jeta e serbëve në Kosovë do të bëhej më e pasigurt”.

Presidenti serb përsëriti qëndrimin se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai tha se nuk është dëshpëruar me vendimin e sotëm të Bashkimit Evropian dhe nënvizoi se vendimi ishte goditje ndaj partive serbe që nuk e duan Serbinë në Bashkimin Evropian. Ai u bëri thirrje serbëve në veri që të heqin dot nga barrikadat, sepse me këtë tha ai nuk mbrohet asnjë interes kombëtar.

Megjithë thirrjet e tij, barrikadat kanë vazhduar të qëndrojnë në disa pjesë të veriut të Kosovës, ndërsa disa prej tyre janë ngritur gjatë dy ditëve të fundit në pjesën serbe të kufirit duke bllokuar lëvizjen ne lirë nëpërmjet vendkalimeve kufitare.

XS
SM
MD
LG