Lidhje

Presidenti gjerman Horst Këhler dha dorëheqjen


Presidenti gjerman Horst Këhler dha dorëheqjen
Presidenti gjerman Horst Këhler dha dorëheqjen

Presidenti gjerman Horst Këhler dha dorëheqjen, një akt i papritur, që ai e lidhi me polemikat e shkaktuara nga komentet e tij të kohëve të fundit, që sipas kritikëve, e lidhin pjesëmarrjen e vendit në operacionet ushtarake me interesat tregtare. Vendimi i zotit Këhler u bë i njohur sot, një vit pas fillimit të mandatit të tij të dytë si kryetar shteti. Ai tha se kancelarja gjermane Angela Merkel, aleate e tij politike, ishte informuar për vendimin e tij. Opozita e kritikoi zotin Këhler pas komenteve gjatë një vizite të kohëve të fundit në Afganistan se Gjermanisë, një vend që varet tek eksportet, mund t’i duhet të mbrojë interesat e veta ekonomike në ndërmarrjet ushtarake jashtë vendit. Zoti Këhler kërkoi sot falje, duke thënë se komentet e tij nuk kishin të bënin me Afganistanin. Sipas ligjit gjerman, Presidenti i Dhomës së Lartë të Parlamentit merr përkohësisht detyrën e Presidentit, derisa Parlamenti zgjedh Presidentin e ri të vendit.

XS
SM
MD
LG