Lidhje

Presidenti gjerman përballet me thirrjet për dorëheqje

  • Zëri Amerikës

Presidenti gjerman përballet me thirrjet për dorëheqje

Presidenti gjerman përballet me thirrjet për dorëheqje

Presidenti i Gjermanisë, Christian Wulff po ballafaqohet gjithnjë e më tepër me thirrjet për dorëheqje për shkak të akuzave se ai ishte përpjekur të pengonte publikimin të një lajmi kontradiktor lidhur me një kredi shtëpie që ai ka marrë në të kaluarën.

Njoftohet se Zoti Wulff, një aleat i kancelarës gjermane Angela Merkel i ka lenë një mesazh telefonik ku shpreh zemërim gazetës Bild, duke e kërcënuar atë me masa ligjore, nëse e ndjek për ta botuar këtë ngjarje.

Njoftimet nga një tjetër gazetë gjermane bëjnë gjithashtu të ditur se edhe ata ishin kërcnuar nga Zoti Wulff nëse e botojnë këtë lajm.

Kredia prej 600 mijë dollarësh për shtëpinë i është dhënë atij nga bashkëshortja e një afarsiti të pasur, kur zoti Wulff ishte guvernator i shtetit Sanksonia e Ulët.

Muajin e kaluar, zoti Wulff kërkoi ndjesë për marrjen e kësaj kredie, duke thenë se ai duhet ta kishte pohuar këtë gjë para se të bëhej president i vendit.

Analistët pohojnë se mundësia e dorëheqjes së tij, do të ndikonte negativisht mbi kancelarën Merkel, e cila e mbështeti atë kundër kandidatit shumë popullor të opozitës.

Zoti Wulff mori postin e Presidentit në korrik të vitit 2010 pas dorëheqjes së Presidentit Horst Kohler, i cili u largua nga zyra pasi bëri një deklaratë kontradiktore lidhur me ushtarët gjermanë që shërbejnë jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG