Lidhje

Presidenti gjerman viziton Afganistanin

  • Zëri Amerikës

Presidenti gjerman viziton Afganistanin

Presidenti gjerman viziton Afganistanin

Udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij do të vazhdojë të jetë një mik dhe partner i Afganistanit edhe pas tërheqjes së trupave në vitin 2014

Presidenti gjerman Christian Vulf bëri një vizitë të panjoftuar sot në Afganistan. Zoti Vulf u takua në Kabul me presidentin afgan Hamid Karzai në përgatitje të një konference në Bon në dhjetor. Udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij do të vazhdojë të jetë një mik dhe partner i Afganistanit edhe pas tërheqjes së trupave të planifikuar për në vitin 2014. Zoti Karzai shfaqi shresën se konferenca e ardhshme do të hedhë themelet për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit. Gjermania ka gati 5 mijë trupa në misionin e Natos në Afganistan.

XS
SM
MD
LG