Lidhje

Presidenti i Bankës Botërore Zoellick largohet nga posti më 30 qershor

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Bankës Botërore Zoellick largohet nga posti më 30 qershor

Presidenti i Bankës Botërore Zoellick largohet nga posti më 30 qershor

Presidenti i Bankës Botërore, amerikani Robert Zoellick thotë se do të largohet nga posti kur të përfundojë mandati i tij 5-vjeçar, më 30 qershor.

Zoti Zoellick njoftoi sot dorëheqjen e tij, duke thënë se ishte i kënaqur që kjo organizatë kishte zgjeruar programet e saj gjatë mandatit të tij, duke dhënë kredi në masën 247 miliardë dollarë për vendet në zhvillim për të nxitur rritjen ekonomike dhe për t’i ndihmuar të kapërcejnë varfërinë. Ai tha se banka ishte reformuar në një mënyrë të tillë, që e bënte këtë institucion “më të shpejtë, më efektiv dhe më të hapur”.

Nuk është emëruar ndonjë pasues nga bordi i Bankës. Sipas një marrëveshjeje jozyrtare që nga themelimi i Bankës 68 vjet më parë, presidenti i saj ka qenë gjithmonë amerikan, ndërsa kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë evropian. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i Bankës Botërore.

XS
SM
MD
LG