Lidhje

Presidenti i dërgon Kongresit legjislacionin për vendet e punës

  • Dan Robinson

Presidenti i dërgon Kongresit legjislacionin për vendet e punës

Presidenti i dërgon Kongresit legjislacionin për vendet e punës

Presidenti Obama po i kërkon Kongresit amerikan që të veprojë me shpejtësi rreth projektpropozimit prej 447 miliard dollarësh që ai dërgoi në Kongres me synimin për t’i dhënë shtytje ekonomisë amerikane përmes krijimit të vendeve të punës.

Sikurse premtoi në fjalimin e tij drejtuar vendit javën e kaluar në Kongresin amerikan, presidenti po dërgon tek ligjvënësit Aktin e Punës. Në një dalje në Kopështin e Trendafilave në Shtëpinë e Bardhë përkrah dhjetëra punonjësve amerikanë, zoti Obama mbajti në dorë një kopje të projekpropozimit dhe tha se priste veprime të shpejta.

“Pa lojra dhe politikë, pa shtyrje. Po dërgoj këtë legjislacion në Kongres sot dhe ata duhet ta miratojnë atë menjëherë.”

Me papunësinë në shkallë kombëtare të pandryshueshme në 9 përqind, dhe më të lartë në disa shtete të rendësishme, shpresat e rizgjedhjes së zotit Obama në vitin 2012 varen në një masë të madhe në arritjen e miratimit nga Kongresi të legjislacionit në fjalë.

Republikanët e përshendetën me skepticizëm planin, i cili kombinon shkurtime taksash, propozime për shpenzime infrastrukturore dhe trajnime për punën, por lanë të kuptohet se ata mund të mbështesin disa aspekte të planit.

Presidenti nis turneun këtë javë për tu kërkuar amerikanëve që të ushtrojnë trysni ndaj Kongresit. Ai do të bëjë një tjetër vizitë sot në Ohajo, një prej shteteve më të rendësishme për zgjedhjet dhe shteti i republikanit kryesor në Kongres, Xhon Bejnër. Të mërkurën, presidenti shkon në Karolinën e Veriut për të promovuar pakenën e krijimit të vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG