Lidhje

Presidenti i Hungarisë jep dorëheqjen, pas heqjes së doktoratës


Presidenti i Hungarisë dha dorëheqjen, pasi iu hoq doktorata për shkak të plagjarizmit. Zoti Schmitt, i cili u zgjodh në vitin 2010 në postin e presidentit, që në Hungari ka kryesisht një rol ceremonial, tha se po largohej nga posti, sepse siç u shpreh ai, “ çështjet e mija personale më tepër se sa e bashkojnë, e përçajnë atdheun tim të dashur”.

Javën e kaluar, Universiteti Semmelweis i Budapestit ja hoqi zotit Schmitt titullin e doktorit të shkencave, që ai e mori në vitin 1992, pasi u zbulua se pjesa më e madhe e temës së tij të dizertacionit mbi Lojërat Olimplike të kohëve moderne ishte kopjuar nga punime të autorëve të tjerë. Zoti Schmitt është fitues i medaljeve të arit për konkurimin e tij në skermë, siç njihet me termat sportive luftimi me shpata, në Lojërat Olimpike të viteve 1968 dhe 1972.

XS
SM
MD
LG