Lidhje

Presidenti i Jemenit thotë se nuk ka në plan të largohet nga posti

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Jemenit thotë se nuk ka në plan të largohet nga posti

Presidenti i Jemenit thotë se nuk ka në plan të largohet nga posti

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh u tha përkrahësve të tij në Sana se nuk ka në plan të largohet së shpejti nga posti i tij. Ndërkohë mijëra aktivistë anti-qeveritarë u mblodhën në protesta sot në kryeqytetin e vendit për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Zoti Saleh i cilësoi kundërshtarët si kriminelë gjatë një fjalimi që mbajti sot para përkrahësve të tij. Ai i bëri thirrje opozitës “të mos luajë me zjarrin” pasi sipas tij ushtria nuk do të rrijë duarkryq.

Presidenti iu referua aktivistëve anti-qeveritarë si “agjentë të shkatërrimit” që duan të marrin në kontroll vendin dhe të vrasin popullin e Jemenit. Ndërkohë, përkrahësit e opozitës organizuan demonstata në pjesë të tjera të vendit me moton “E Premtja Vendimtare”.

XS
SM
MD
LG