Lidhje

Presidenti i Koresë së Jugut mban fjalim në Kongresin amerikan


Presidenti i Koresë së Jugut mban fjalim në Kongresin amerikan
Presidenti i Koresë së Jugut mban fjalim në Kongresin amerikan

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak mbajti fjalim në një sesion të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit amerikan, duke theksuar lidhjet e ngushta ekonomike dhe të mbrojtjes mes të dy vendeve.

Në fjalimin e tij zoti Lee falenderoi Kongresit për miratimin e marrëveshjes tregtare me Korenë e Jugut.

Më parë, zoti Lee dhe Presidenti Obama vlerësuan lart marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, duke thënë se ajo do të shërbejë për hapjen e vendeve të punës dhe shtimin e tregtisë mes dy këtyre aleatëve. Marrëveshja u miratua nga Kongresi të mërkurën me mbështetjen e rallë të të dy partive. Ajo pritet të sjellë shkëmbime tregrare prej disa miliarda dollarësh për të dy vendet.

Zoti Lee u prit me ovacione në Kongres kur ai falenderoi forcat ushtarake amerikane që kanë dihmuar në mbrojtjen e Koresë së Jugut në të kaluarën dhe sot. Mosmarrëveshja bërthamore me Korenë e Veriut ka qënë në qendër të bisedimeve mes të dy udhëheqësve që nga fillimi i vizitës së zotit Lee në Shtetet e Bashkuara të mërkurën. Të dy presidentët u shprehën dakord se ata janë të bashkuar në qendrimin e tyre ndaj Koresë komuniste të Veriut.

XS
SM
MD
LG