Lidhje

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari viziton Indinë


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari ka shkuar për një vizitë në Nju Delhi, për t’u takuar me kryeministrin Manhoman Singh. Kjo është vizita e parë e një kryetari shteti të Pakistanit në Indi që nga viti 2005.

Dy vendet që kanë armë bërthamore po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet pas sulmeve terroriste të vitit 2008 në qytetin indian të Mumbait. Megjithatë, kryeministri indian Singh pritet të këmbëngulë që Pakistani të shprehë seriozitet në frenimin e elementëve terroristë që kryejnë sulme.

Mendohet që ideatori i sulmeve terroriste vepron hapur në Pakistan.

XS
SM
MD
LG