Lidhje

Presidenti i Tunizisë ka pranuar të largohet për në Arabinë Saudite

  • Zëri Amerikë

Presidenti i Tunizisë ka pranuar të largohet për në Arabinë Saudite

Presidenti i Tunizisë ka pranuar të largohet për në Arabinë Saudite

Presidenti i Tunizisë, Zine el-Abidine Ben Ali, i cili u detyrua të largohej nga pushteti nga protestat popullore, thotë se atë e mashtruan, që të shkonte në Arabinë Saudite. Në Tunizi kanë filluar sot procedurat për gjykimin e tij në mungesë.

Zoti Ben Ali tha sot përmes një deklarate të lexuar nga avokatët e tij se kishte pranuar të merrte avionin për në Arabinë Saudite për hir të sigurisë së familjes së tij. Ai tha se kishte patur në plan të kthehej menjëherë në Tunizi, por se ekuipazhi i avionit nuk kishte pranuar.

Zoti Ben Ali shkoi në Arabinë Saudite në janar, i detyruar nga protestat masive kundër sundimit të tij 23-vjeçar. Në gjyqin e zhvilluar sot në mungesë të tij, Ben Ali u akuzua për korrupsion, pastrim parash dhe trafik droge. Ndaj ish-sundimtarit tunizian dhe bashkëpunëtorëve të tij pritet të zhvillohen disa gjyqe lidhur me 90 akuza penale nga gjykata ushtarake dhe civile, mes tyre komplot kundër shtetit dhe vrasje me vullnet të plotë.

Zyrtarët sauditë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Tunizisë për ekstradimin e zotit Ben Ali dhe bashkëshortes së tij Lejla Trabelsi.

XS
SM
MD
LG