Lidhje

Presidenti i Ukrainës me një plan paqe


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko do të paraqesë sot një plan paqe prej 14 pikash që është hartuar për t’i dhënë fund kryengritjes së separatistëve pro-rus në lindje të vendit.

Plani bën thirrje për një armëpushim të njëanshëm që do t’u jap rebelëve shansin për t’u çarmatosur ose për t’u larguar nga vendi.

Qeveria e Ukrainës publikoi disa dispozita të planit sot, para një njoftimi zyrtar. Masa bën thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar prej 10 kilometrash përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Në një zhvillim tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se një dislokim i forcave ruse përgjatë kufirit ukrainas ka qënë planifikuar më parë dhe është hartuar për të forcuar kontrollin e kufirit rus.

Ai i bëri komentet sot, një ditë pasi aleanca e Natos tha se Rusia kishte rifilluar të grumbullonte trupa në kufi.
XS
SM
MD
LG