Lidhje

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez sërish për kimioterapi në Kubë

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez sërish për kimioterapi në Kubë

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez sërish për kimioterapi në Kubë

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez thotë se do të kthehet përsëri në Kubë për raundin e dytë të kimioterapisë për trajtimin e kancerit.

Presidenti Çavez i cili u operua në Havana në qershor për të hequr një tumor, i tha televizionit shtetëror venezuelian se do të fillojë sot në Kubë testet mjekësore.

Ai tha se do të fillojë trajtimin e kimioterapisë të hënën në varësi të rezultateve. Presidenti tha se gëzon shëndet të mirë por mund të jetë edhe më mirë.

Udhëheqësi i Venezuelës iu nënshtrua një seance një javore me kimioterapi në Kubë muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG