Lidhje

Presidenti iranian thotë se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga kërkimet bërthamore


Presidenti iranian thotë se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga kërkimet bërthamore
Presidenti iranian thotë se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga kërkimet bërthamore

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad thotë se vendi i tij nuk do të tërhiqet “as edhe një grimë” nga kërkimet bërthamore, pas një raporti që ngre shqetësime se Teherani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Duke folur sot në një takim, ai hodhi poshtë përfundimet e arritura nga Agjencia Botërore e Energjisë Bërthamore. Dje kjo agjenci bëri të njohur se kishte informacione “të besueshme” se Teherani është përfshirë në aktivitete që synojnë ndërtimin e armëve bërthamore. Disa fuqi botërore kanë dyshuar për një kohë të gjatë se Irani disponon armë bërthamore, një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht.

XS
SM
MD
LG