Lidhje

Presidenti jemenas Saleh i gatshëm për bisedime me opozitën

  • Zëri Amerikës

Presidenti jemenas Saleh i gatshëm për bisedime me opozitën

Presidenti jemenas Saleh i gatshëm për bisedime me opozitën

Burime të afërta me Presidentin jemenas Ali Abdullah Saleh thonë se ai ka pranuar një ftesë nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik për të zhvilluar bisedime në Arabinë Saudite me përfaqësues të opozitës, të cilët i kërkojnë të japë dorëheqjen.

Media perëndimore njoftoi sot se grupe opozitare i kanë përshëndetur bisedimet.

Këto zhvillime ndodhin ndërkohë që dhuna në Jemen vazhdon për të tretën ditë. Të paktën 3 vetë kanë gjetur vdekjen në përleshje.

Ushtria jemenase thotë se kishte shpërthyer një përleshje me armë zjarri mes trupave që mbështesin protestuesit dhe grupeve besnike të zotit Saleh në kryeqytetin e vendit Sana.

Një numër komandantësh ushtarakë kohët e fundit kanë tërhequr mbështetjen e tyre për presidentin Saleh dhe po mbajnë anën e protestuesve.

XS
SM
MD
LG