Lidhje

Presidenti kinez Hu Gjintao viziton SHBA


Presidenti kinez Hu Gjintao viziton SHBA
Presidenti kinez Hu Gjintao viziton SHBA

Presidenti kinez Hu Gjintao ka mbërritur në Uashington, për një vizitë zyrtare në SHBA.

Zv/Presidenti amerikan Xho Bajden i uroi i pari mirëseardhjen udhëheqësit kinez në bazën e Forcave Ajrore Endrjus në periferi të Uashingtonit pasditen e djeshme.

Më vonë, z.Hu mori pjesë një darkë private me presidentin amerikan Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë darkë morën pjesë edhe Sekretaria e shtetit Hillary Clinton dhe Këshilltari për sigurimin kombëtar Tom Donilon së bashku me homologët e tyre kinez. Bisedimet amerikano-kineze në shkallë të gjerë fillojnë sot . Një darkë zyrtare është caktuar mbrëmjen e sotme.

Marrëdhëniet tregtare dypalëshe dhe ekonomia pritet të jenë në krye të axhendës së takimeve SHBA- Kinë.

Zëdhenësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se çështjet globale politike si Koreja e Veriut dhe ambicjet bërthamore të Iranit do të jenë gjithashtu pjesë të bisedimeve midis palës kineze dhe amerikane.

Çështja e të drejtave të njeriut në Kinë, mbrojtja e pronës intelektuale, energjia, forcimi i ushtrisë kineze dhe tensionet shumëpalëshe me Korenë e Veriut janë gjithashtu në axhendën e takimeve.

Mbas Uashingtonit, presidenti kinez do të vizitojë qendrën veriore amerikane të biznesit, Çikagon, qyteti e tretë më të madh në Amerikë, përpara se të kthehet në Pekin.

XS
SM
MD
LG