Lidhje

Presidenti Mubarak refuzon te largohet nga pushteti


Presidenti Mubarak refuzon te largohet nga pushteti
Presidenti Mubarak refuzon te largohet nga pushteti

Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak sfidoi kërkesat e qindra mijëra protestuesve që bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëherëshme pas 30 vjetësh në pushtet, duke thënë në një fjalim televiziv dje vonë se do t’i delegonte më shumë autoritet zëvendësit të tij.

Zoti Mubarak tha se nuk do të japë dorëheqjen para mbajtes së zgjedhjeve për presidentin e ri, të caktuara për në muajin shtator.

Ai tha se do t’i delegojë kompetencat e përditëshme nënpresidentit Omar Suleiman. Zyrtarët egjiptianë thonë se zoti Mubarak ruan të drejtën për të shpërndarë parlamentin, për të shkarkuar qeverinë dhe për t’i bërë shtojca kushtetutës.

Zoti Mubarak tha se po u drejtohej “bijve dhe bijave” të tij për t’u thënë se fajin për gjithë këto protesta e kanë të huajt që përpiqen të ndërhyjnë në punët e brendëshme të Egjiptit.

Atmosfera në Sheshin Tahrir të Kajros, ku protestuesit prisnin që presidenti të shpallte dorëheqjen, u shndërua shumë shpejt nga gëzimi në shgënjim dhe indinjatë. Demostruesit fërshëllyen dhe thërrisnin “ai duhet të largohet”. Ata tundnin këpucët në erë, simbol i mungesës së respektit në botën arabe.

Rreth 2000 protestues marshuan deri tek ndërtesa e Radios dhe Televizionit, disa blloqe larg sheshit. Qindra të tjerë iu drejtuan pallatit presidencial në Heliopolis, një distrikt i Kajros rreth tetë kilometra nga qendra e qytetit.

Organizatorët premtuan se sot do të zhvillohen protestat më të mëdha që nga fillimi i kryengritjes muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG