Lidhje

Presidenti Nishani nderon diplomatin amerikan Kristofer Hill


Në Tiranë, Presidenti Bujar Nishani nderoi sot me titullin e lartë “Gjergj Kastrioti – Skënderbej” diplomatin e njohur amerikan për rajonin e Ballkanit, Kristofer Hill. Presidenti Nishani vlerësoi në një ceremoni të posaçme, ndihmën që ambasadori Hill dhe SHBA dhanë nga fillimet e demokracisë shqiptare dhe deri sot.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi sot me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” diplomatin amerikan Kristofer Hill, pas afro 25 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Presidenti Nishani vlerësoi ndihmën e madhe që SHBA dhe ambasadori Hill i dhanë ShqiPËRISË në fillimet e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit ligjor.

Zoti Nishani theksoi se tashmë Shqipëria është aleate besnike e SHBA dhe kontribuese e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, e bindur se së bashku po ndërtojnë vlerat e demokracisë për një shoqëri europiane, që po zhvillohet çdo ditë.

“Tani që kujtoj pas 25 vitesh punën për të ndërtuar Shqipërinë e re demokratike, - tha zoti Hill, - mendoj se ai ishte një projekt shumë i madh i demokracisë. është bërë shumë përparim, por kuptohet që ende nuk ka përfunduar. E di që shqiptarët po punojnë shumë për këtë”.

Zoti Hill tha se Shqipëria ka shumë miq në botë, por një numër madh i tyre janë në SHBA, dhe ata admirojnë ndryshimin dhe përparimin e këtij vendi aleat.

Ambasadori Hill ishte një diplomatët e parë amerikanë që erdhi në Shqipëri në vitin 1991 pas rrëzimit të regjimit komunist.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG