Lidhje

Presidenti Obama arrin në Kili, ndalesa e dytë e turneut në Amerikën Latine


Presidenti Obama arrin në Kili, ndalesa e dytë e turneut në Amerikën Latine
Presidenti Obama arrin në Kili, ndalesa e dytë e turneut në Amerikën Latine

Presidenti amerikan Barak Obama mbërriti në Kili, ndalesa e dytë e turneut të tij në 3 vende të Amerikës Latine.

Në kryeqytetin Santiago, presidenti Obama u takua me Presidentin Sebastian Piñera për të diskutuar rreth bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik si dhe rreth përgjigjes ndaj katastrofave. Kili u godit nga një tërmet vdekjeprurës para një viti. Të dy udhëheqësit do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë udhëtimit nga Brazili në Kili, presidenti Obama bisedoi me zyrtarë të lartë të administratës dhe u informua rreth situatës në Libi dhe të reaktorëve bërthamorë të dëmtuar nga tërmeti dhe cunami, që pasoi në Japoni.

Sonte presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama janë ftuar në një darkë zyrtare nga zoti Piñera në pallatin La Moneda.

Zoti Obama pritet të vlerësojë kalimin e Kilit nga sundimi ushtarak në demokraci si një model për vende të tjera nëpër botë.

XS
SM
MD
LG