Lidhje

Presidenti Obama arrin në Salvador, ndalesa e fundit e vizitës në Amerikën Latine


Presidenti Obama arrin në Salvador, ndalesa e fundit e vizitës në Amerikën Latine
Presidenti Obama arrin në Salvador, ndalesa e fundit e vizitës në Amerikën Latine

Presidenti amerikan Barak Obama mbërriti sot në ndalesën e fundit të turneut të tij në tre vende të Amerikës Latine, që është Salvadori.

Zoti Obama do të zhvillojë takime me presidentin salvadorian Carlos Mauricio Funes dhe në mbrëmje familja Obama është e ftuar për darkë në pallatin presidencial.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obamado të bisedojë me homologun e tij salvadorian për sfidat me të cilat ndeshet Salvadori, siguria dhe stanjacioni ekonomik. Gjatë dekadës së fundit Salvadori ka patur rritje shumë të vogël ekonomike.

SHBA kanë një numër të madh imigrantësh nga Salvadori, të ligjshëm dhe të paligjshëm.

Administrata Obama thotë se po kërkon mënyra bashkëpunimi me qeverinë salvadoriane për përmirësimin e ekonomisë dhe nxitjen e qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat, për përmirësimin e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

XS
SM
MD
LG