Lidhje

Presidenti Obama bën thirrje për zgjatjen e afatit të shkurtimit të taksave

  • Zëri Amerikës

Барак Обама

Барак Обама

Presidenti Barak Obama po i kërkon publikut amerikan të bindë anëtarët e kongresit të zgjasin shkurtimet e taksave të pagave që do të ndihmonin familjet e klasës së mesme. Shkurtimet e taksave skadojnë më 31 dhjetor.

Mesazhi i zotit Obama në fjalimin e tij të përjavshëm vjen një ditë pas njoftimeve për rënien e nivelit të papunësisë dhe krijimin e 120 mijë vendeve të punës në sektorit privat muajin e kaluar. Presidenti Obama tha se zgjatja e shkurtimit të taksave të pagave do të ndihmojë për të mbështetur këtë tendencë pozitive.

Zoti Obama tha se kongresi nuk duhet të fillojë pushimet derisa ligjvënësit të miratojnë këtë projektligj.

Në fjalimin e republikanëve senatorja Olympia Snowe u bëri thirrje kolegëve të saj të kontrollojnë shpenzimet që po shtojnë defiëitin dhe po ngadalësojnë rritjen.

XS
SM
MD
LG