Lidhje

Presidenti Obama blen dhuratat e Krishtlindjeve për familjen e tij


Presidenti Obama blen dhuratat e Krishtlindjeve për familjen e tij
Presidenti Obama blen dhuratat e Krishtlindjeve për familjen e tij

Presidenti amerikan Barak Obama doli për të bërë pazar dje për të blerë dhuratat e Krishlindjeve për vajzat e tij dhe qenin e familjes.

Ndalesa e tij e parë ishte tek një dyqan për kafshët shtëpiake ku zoti Obama zgjodhi një lodër për qenin e tij Bo, i cili e shoqëronte atë për të bërë pazarin.

Në një dyqan tjetër elektronik, presidenti bleu lojra për vajzat e tij të cilat janë me pushime në Hawaii së bashku me zonjën e parë Michele Obama.

Presidenti Obama e vonoi udhëtimin për në Hawaii për të zgjidhur ngërçin politik me kongresin lidhur me miratimin e shkurtimit të taksave.

XS
SM
MD
LG