Lidhje

Presidenti Obama dënon planin për djegien e kuranit


Presidenti Obama dënon planin për djegien e kuranit

Presidenti Obama dënon planin për djegien e kuranit

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se plani i një prifti amerikan në një kishë të vogël në periferi të Floridës për djegjen e Kuranit në 11 shtator, do të ishte mjet rekrutimi për Al Kaidën.

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC news, zoti Obama tha se plani i priftit do të dëmtonte së tepërmi ushtarët amerikanë në vende si Afganistani. Udhëheqësit ushtarakë, duke përfshirë komandantin më të lartë në Afganistan dhe kreu i Natos janë shprehur kundër këtij veprimi.

Pastori amerikan Teri Xhons, tha për gazetën USA Today se do t’i rimendonte planet e tij nëse telefonohej nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit apo Pentagoni. Por deri tani ai tha se nuk ishte kontaktuar.

XS
SM
MD
LG