Lidhje

Presidenti Obama dhe kryeministri britanik diskutojnë çështjet e sigurisë

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama dhe kryeministri britanik diskutojnë çështjet e sigurisë

Presidenti Obama dhe kryeministri britanik diskutojnë çështjet e sigurisë

Presidenti amerikan Barak Obama ka zhvilluar takime sot në Downing Street me kryeministrin birtanik Dejvid Kameron dhe zëvendës kryeministri Nik Klleg për të diskutuar gjendjen në Afganistan, Libi dhe çështje tjera të sigurisë që janë sfiduese për dy vendet aleate.

Bisedimet nisën një program të ngjeshur diplomatik për presidentin amerikan në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Britaninë e Madhe.

Një nga çështjet e rëndësishme që presidenti Obama dhe kryeministri Kameron diskutuan është fushata e bombardimeve kundër udhëheqësit libian Moamar Gadafi.

Këtë javë Nato ka shtuar trysninë ushtarake dhe diplomatike kundër regjimit të Gadafit në përpjekje për të ndryshuar situatën në terren.
Temë tjetër e bisedimeve është situata në Afganistan. Në Britani ekziston një interes i madh mbi planet e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Presidenti Obama pritet të njoftojë fazën e parë të tërheqjes së trupave brenda disa javësh, dhe zyrtarët britanikë kanë thënë se do të mbështesin çfarëdo vendimi që do të marrë presidenti Obama. Britania ka 10 mijë trupa në Afganistan, dhe është e dyta për nga numri i trupave pas Shteteve të Bashkuara të cilatë kanë 100 mijë trupa në këtë vend.

Pas bisedimeve në Downing Street, presidenti Obama dhe kryeministri Kameron së bashku nderuan sakrificat e ushtrive të vendeve të tyre në një drekë të organizuar nga bashkshortet e tyre, në të cilën morën pjesë ushtarë amerikanë dhe britanikë.

XS
SM
MD
LG