Lidhje

Presidenti Obama dhe kryeministri Netanjahu diskutojnë programin bërthamor të Iranit

  • Dan Robinson

Pavaresisht se tema kryesore e bisdeimeve në zyrën ovale ishin përpjekjet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, hapat globalë për të ushtruar trysni ndaj Iranit për të ndryshuar kursin e programit të tij bërthamor po ashtu zunë një vend të rendësishëm në bisedime.

Presidenti Obama i cilësoi sanksionet e Kombeve të Bashkuara si më të ashpërat ndonjëherë që synonin qeverinë iraniane dhe theksoi sanksionet e reja të njëanëshme amerikane që ai i nenshkroi në ligj dhe që synojnë nevojat iraniane të rafinerisë së naftës dhe sektorin energjitik. Zoti Obama tha se shpresonte se keto veprime dhe të tjera të ngjashme që priten në muajt në vazhdim do tu mbushin mendjen udhëheqësve iranianë që të ndryshojnë drejtimin.

Vendet e tjera po ndjekin shembullin dhe keshtu vazhdojmë të ushtrojmë presion ndaj Iranit për të zbatuar detyrimet nderkombëtare dhe tu japë fund sjelljeve që kercenojnë fqinjët dhe komunitetin nderkombëtar.

Duke i quajtur armët berthamore iraniane si kercenimin e ri më të madh në horizont, zoti Netanjahu bëri thirrje që edhe vendet e tjera të vënë sanksione të forta që synojnë sektorin energjitik iranian. Ja se si reagoi udhëheqësi izraelit ndaj pyetjes së një gazetari nëse sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara do të ndalojnë ambicjet berthamore të Iranit.

Sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara i quajnë të paligjshme synimet bërthamore të Iranit dhe kjo është e rendësishme. Mendoj se sanksionet që nenshkroi presidenti Obama po ashtu kanë peshë. Pyetja qendron se sa të renda duhet të jenë sanksionet dhe unë nuk mund të përgjigjem tani. Por nëse vendet miratojnë sanksione të ngjashme, kjo do të rriste efektin.

Përveç trajtimit të çështjes bërthamore iraniane, bisedimet e Shtepisë së Bardhë gjithashtu rishfaqën qendrimin e përseritur amerikan përmes një deklerate të fuqishme të mbështetjes amerikane për sigurinë e Izraelit.

Presidenti Obama tha se ai dhe kryeministri Netanjahu diskutuan ato të cilat i quajti çështje që kanë dalë nga një konferencë nderkombëtare mbi rishikimin e traktatit të mospërhapjes së armëve berthamore.

Duke folur për gazetarët nga zyra ovale, presidenti Obama theksoi se e kishte siguruar kryeministrin Netanjahu se nuk ka patur ndryshim të politikës amerikane dhe se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara ndaj sigurisë së Izraelit.

Duke patur parasyshë madhësinë, historinë, rajonin ku gjendet dhe kercenimet me të cilat përballet, Izraeli ka kerkesa të veçanta sigurie, dhe duhet të jetë në gjendje të reagojnë ndaj kercenimeve apo një kombinimi kercenimesh në rajon. Ndaj kjo është arsyeja që jemi të palëkundur në agazhimin tonë për sigurinë e Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara nuk do ti kerkojnë kurrë Izraelit që të ndermarrë ndonjë hap që nënvlerëson interesat e tij të sigurisë.

Irani kembëngulë se programi i tij bërthamor ka synime paqësore dhe hedh poshtë sugjerimet se pasurimi i uraniumit është për të prodhuar lëndë djegëse për armë bërthamore.

Citimet e presidentit Obama dhe kryeministrit Netanjahu vijnë nderkohë që Irani përmes një letre derguar Bashkimit Evropian, thotë se do të jetë e gatëshme për të rifilluar bisedimet rreth programit bërthamor në muajin shtator.

Por letra përcakton kushte të vena nga presidenti Mahmoud Ahmadinezhad, përfshi kërkesën që vendet pjesmarrëse të mos mbajnë qendrime armiqësore apo kenë një ton konfrontues dhe nëse janë kundër arsenalit bërthamor që dyshohet se ka Izraeli.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se Uashingtoni është i gatshëm të takohet me Iranin, nëse është serioze rreth bisedimeve me Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën si dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG