Lidhje

Presidenti Obama do të flasë para Asamblesë së Përgjithëshme në OKB

  • Dan Robinson

Presidenti Obama do të flasë para Asamblesë së Përgjithëshme në OKB

Presidenti Obama do të flasë para Asamblesë së Përgjithëshme në OKB

Sot, Presidenti Barak Obama do të adresojë punimet e Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, me një fjalim që mesa duket do të përqendrohet në transofmimet dramatike që vazhdojnë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, përpjekjet për paqen në Lindjen e Mesme dhe ekonominë globale.

Temat kryesore në fjalimin e zotit Obama pritet të përfshijnë të ashtëquajturën Pranvera Arave, bashkëpunimin ndërkombëtar në Libi, përpjekjet për të risjellë në tryezën e negociatave direkte Izraelin dhe palestinezët si dhe përpjekjet e vazhdueshme kundër përhapjes së armëve bërthamore.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe një përmbledhje me shkrim në prag të fjalimit të zotit Obama, hedhin dritë në atë që presidenti do të diskutojë.

Dokumenti i Shtepisë së Bardhë thotë se administrata e Presidentit Obama ndryshoi kursin në mënyrë dramatike për të nxitur interesat dhe vlerat amerikane dhe për të ndihmuar në krijimin e një bote më të sigurtë dhe të begatë në një “epokë të re angazhimi”.

Rezultatet përfshijnë “një mandat të paprecedent për të ndërhyrë dhe shpëtuar jetë në Libi,” mbrojtje të fuqishme për Izraelin, mbështetje për formimin e një Sudani Jugor të pavarur sëbashku me sanksionet më të forta të Kombeve të Bashkuara të vëna ndonjëherë ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut, dhe rinovimit të përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore.

Zoti Obama pritet të theksojë Libinë si shembullin më të qartë se çfarë mund të arrijë bashkëpunimi ndërkombëtar. Presidenti foli të martën ndërkohë që u takua me udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë.

“Libia është një mësim se çfarë mund të arrijë komuniteti ndërkombëtar kur qendron i bashkuar si një i vetëm.”

Fjalimi i zotit Obama në Kombet e Bashkuara do të zhvillohet ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kryesore janë përfshirë në një diplomaci intensive për të frenuar një përpjekje nga palestinezët për të siguruar njohjen e shtetit të tyre nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara thonë se do të vënë veton një propozimi të tillë. Ndaj Presidenti Obama pritet të ritheksojë qendrimin amerikan para Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se e vetmja rrugë për një zgjidhje me dy shtete me siguri për Izraelin dhe shtet të sukseshëm palestinez është përmes rifillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes. Zëvendës Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Ben Rhodes, tha se zoti Obama do të theksojë mbështetjen e fortë për Izraelin por do të përsërisë se paqja varet dhe krijohet nga izraelitët dhe palestinezët.

“Në fund të ditës, paqja do të duhet të arrihet mes dy palëve, dhe është e pamundur nga jashtë, dhe nuk mund të arrihet përmes veprimeve në OKB, ndaj duhet të jenë izraelitët dhe palestinezët që duhet të diskutojnë dhe trajtojnë këto çështje shumë të vështira që i kanë ndarë ata për shumë kohë.”

Zoti Rhodes tha se presidenti do të reflektojë në përparimet që kanë bërë Shtetet e Bashkuara në “riorientimin” e poltikës së jashtëme. Këtu përfshihet tranzicioni që vazhdon në Afganistan dhe Irak dhe arritjet në shkatërrimin e rrjetit terrorist të al-Kaidës.

Fjalimi i zotit Obama do të ndodhë një ditë para se Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinezhad t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithëshme. Zyrtarët thonë se zoti Obama do të theksojë se iranianët po protestonin për liri më të madhe shumë kohë para se të fillonte Pranvera Arabe.

XS
SM
MD
LG