Lidhje

Presidenti Obama kërkon riorganizimin e disa agjencive qeveritare

  • Kent Klain

Presidenti Obama kërkon riorganizimin e disa agjencive qeveritare

Presidenti Obama kërkon riorganizimin e disa agjencive qeveritare

Presidenti Barak Obama kërkon të bashkojë Departamentin e Tregtisë me disa agjenci të tjera qeveritare. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain nga informon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti tha dje se një masë e tillë do të kursente para, do të nxiste tregtinë botërore dhe do ta bënte qeverinë më efikase.

Presidenti po i kërkon Kongresit t’i japë autoritetin të shkrijë disa agjenci federale që merren me tregtinë.

"Ne jetojmë në ekonominë e shekullit 21, por ne ende kemi një qeveri të organizuar për shekullin 20. Ekonomia jonë ka ndryshuar rrënjësisht, po ashtu edhe bota, por qeveria jonë, agjencitë tona, nuk kanë ndryshuar”.

Zoti Obama do të shkrijë, mes të tjerave, punën dhe stafin e Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë, të Bankës së Eksport-Importit, Korporatën e Investimeve Private Jashtë, si dhe Agjencinë për Zhvillimin dhe Tregtinë.

Kjo nismë do të eliminonte Departamentin e Tregtisë dhe do ta zëvendësonte atë me një agjenci qendrore për biznesin.

Administrata e tij thotë se plani do të sillte tre miliardë dollarë kursime gjatë 10 vjetëve dhe do të shkurtonte një mijë vende pune.

Në fillim të mandatit të tij, presidenti vuri si objektiv dyfishimin e eksporteve amerikane deri në vitin 2014. Ai tha sje se bashkimi i këtyre agjencive federale do ta bëjë më të lehtë për qeverinë të ndihmojë bizneset amerikane të zënë vend në tregjet botërore.

"Një departamenti ku të gjitha agjencitë tona të tregtisë të punojnë sëbashku për të siguruar se bizneset dhe punëtorët mund të eksportojnë më shumë , duke zbatuar më mitë marrëveshjet tona tregtare. Një departament të dedikuar për të ndihmuar besneset tona të shesin prodhimet e tyre tek 95 përqind e klientëve botërore që jetojnë përtej brigjeve tona”.

Zotit Obama do t’i duhet miratimi i Kongresit që të ushtrojë autoritetin për të riorganizuar agjencitë federale. Shtëpia e Bardhë thotë se presidentët e kanë patur këtë autoritet për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të.

Ligjvënësit republikanë të Opozitës e kanë kritikuar herë pas here presidentin për ngritjen e shpenzimeve qeveritare dhe shtimin e deficitit.

Theksi i planit për bizneset e vogla mund të lidhet me përpjekjet e fushatës së tij në këtë vit zgjedhjesh, në mënyrë që të tërheqë votuesit e shtresës së mesme për çështjet ekonomike.

Shkrirja e agjenciave që kanë të bëjnë me bisnesin pritet të jetë e para mes disa nismave për shkurtimet në qeverinë federale.

XS
SM
MD
LG