Lidhje

Presidenti Obama do të paraqesë vizionin e tij rreth borxhit dhe defiçitit

  • Dan Robinson

Presidenti Obama do të paraqesë vizionin e tij rreth borxhit dhe defiçitit

Presidenti Obama do të paraqesë vizionin e tij rreth borxhit dhe defiçitit

Në një fjalim që do të mbajë sot, presidenti Barack Obama do të shpalosë atë që Shtëpia e Bardhë e quan vizionin e presidentit për të trajtur borxhin e madh dhe problemet e defiçitit që kercënojnë rimëkembjen ekonomike të vendin dhe perspektivat për rritje në të ardhmen.

Që nga fitorja e republikanëve nëntorin e kaluar në zgjedhjet e pjeshme për Kongresin amerikan, çfarë ndryshoi balancën në Kongres, zoti Obama dhe republikanët kanë debatuar mbi taksat dhe shpenzimet qeveritare.

Ka patur kompromise të mëdha siç ishte marrëveshja e dhjetorit të kaluar për zgjatjen e përkohshme të shkurtimit të taksave të kohës së presidentit Bush dhe marrëveshja e fundit që mënjanoi bllokimin e punës së qeverisë.

Zoti Obama vazhdimisht ka paralajmëruar për ato që i cilëson si negociata të vështira përpara për të shtënë nën kontroll defiçitin e shpenzimeve qeveritare dhe trajtimi i borxhit kombëtar që tejkalon shumën prej 14 trilion dollarësh.

Madje, edhe kur ai prezantoi buxhetin e tij prej 3,7 trilion dollarësh për vitin fiskal 2012 që fillon në tetor, me synimin për të zvogëluar defiçitit me 1,1 trilion dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm, presidenti shmangu skicimin e një plani gjithpërfshirës për defiçitin dhe reduktimin e borxheve.

Po ashtu, ai nuk tregoi mbështetje të plotë mbi gjetjet nga komisioni i tij dypalësh që rekomandoi shkurtime prej 4 trilionësh në shpenzimet qeveritare, përfshi nevojën për të trajtuar kostot e larta për programe si Medicare dhe sigurimet sociale.

Kjo do të ndryshojë sot në fjalimin që presidenti Obama do të mbajë në Universitetin George Washington, ndërkohë që presidenti do të prezantojë atë që zëdhënësi i tij Jay Carney e quan vizion për reduktimin afatgjatë të defiçitit dhe borxheve.

“Ai ka folur mjaft qartë rreth nevojës për ta bërë këtë përmes bisedimeve ku të gjithë ulen në një tryezë dhe diskutojnë një rrugë të balancuar për të trajtuar defiçitin dhe borxhin afatgjatë. Ai do të ofrojë këtë vizion në fjalimin e sotëm dhe pret me padurim të punojë me udhëheqësit e Kongresit.”

Zëdhenësi Carney mënjanoi me kujdes futjen në detaje, por theksoi se fjalimi i zotit Obama ka qenë duke u hartuar prej kohësh dhe rezulton nga një trajtim i posaçëm, diçka për të cilën njihet presidenti.

Të dhënat që kanë dalë nga zyrtarët e administratës tregojnë se zoti Obama po futet në një territor të rrezikshëm politik duke diskutuar edhe më tej shkurtimet e kostos në programet e shtrenjta shëndetësore nga të cilat përfitojnë të moshuarit dhe të varfrit, Medicare dhe Medicaid.

Në çështjen e sigurimeve sociale, presidenti duket se do të përsërisë pikëpamjet e tij se pavarësisht se janë një program i madh, nuk janë kontribues i rëndësishëm në problemet e defiçitit në terma të afërta apo të mesme dhe se duhen ndërmarrë hapa për forcimin e tyre.

Po ashtu pritet që presidenti të premtojë intensifikimin e përpjekjeve për të gjetur kursime të mëtejshme nga programet e tjera dhe të rrisë të ardhurat qeveritare përmes rritjes së taksave për amerikanët e pasur.

Shtëpia e Bardhë thotë se fjalimi i zotit Obama nuk është kundërpërgjigje ndaj planit republikan që propozon shkurtime prej më shumë se 5 trilion dollarësh gjatë dekadës së ardhshme. Zëdhënësi Carney tha se presidenti e sheh planin si krejtësisht të padrejtë.

“Presidenti beson se plani dështon të provojë balancën dhe se balanca është esenciale.”

Në prag të fjalimit të presidentit Obama, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner, tha se çdo propozim i presidentit Obama gjatë fjalimin për të rritur taksat do të jetë i paparanueshëm dhe jonxitës.

Presidenti ka ftuar zotin Boehner dhe udhëheqës të tjerë të Kongresit që të marrin sot pjesë në një diskutim në Shtëpinë e Bardhë mbi vizionin e tij për politikat fiskale para se ai t’i paraqesë ato në fjalimin që do të pasojë më vonë.

XS
SM
MD
LG