Lidhje

Presidenti Obama e përqëndron fjalimin në Asamblenë e Përgjithme tek Lindja e Mesme

  • Zëri Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama u përqendrua tek programi i tij për Lindjen e Mesme sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar Iranin mbi programin e tij bërthamor dhe duke bërë thirrje për mbështetje të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.

Zoti Obama u tha udhëheqësve botërorë se sanksionet e OKB-së të miratuara këtë vit tregojnë se Irani është ndëshkuar pasi nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij si pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar.

Ai tha se është i hapur ndaj zgjidhjeve diplomatike, por se Irani duhet të tregojë se progami i tij bërthamor ka synime paqësore.

Një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar e akuzon Iranin se kërkon të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e mohon.

Presidenti amerikan bëri thirrje gjithashtu për mbështetje ndërkombëtare ndaj procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinezëve me shpresën për të arritur një marrëveshje brenda një viti.

Ai tha se vendet që mbështesin një shtet të pavarur palestinez duhet të mos kërkojnë shkatërrimin e Izraelit, por t’i japin mbështetje politike dhe financiare Autoritetit Palestinez.

Presidenti ritheksoi qëndrimin e administratës së tij që Izraeli të zgjasë pezullimin e ndërtimeve të reja në tokat ku palestinezët duan shtetin e tyre të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG